Kryeministri Edi Rama ishte sot në Shkodër ku u zhvillua një aktivitet për shpërndarjen e legalizimeve.
Ai gjeti rastin t’i përgjigjet edhe liderit të opozitës Lulzim Basha në lidhje me deklaratën e tij për mundësinë e shtyrjes së zgjedhjeve.
“Një gjë është e sigurt zgjedhjet do bëhen në 18 qershor”, tha Rama, duke i mbyllur derën çdo propozimi për sjtyrjen e garës elektorale.
Rama ironizoi me protestën e opozitës. Ai tha se ata që dogjën Shqipërinë në Marsin e 97-ës kërkojnë ta shkatërrojnë sërish.
“E morëm shtetin çadër, dhe ata janë futur aty për ta bërë çadër. Aty brenda kemi po ata që në Mars të 97-ës e kujtoni mirë ca i bënë shtetit, se ata vetëm ata dinë të bëjnë. Po se patën ta marrin duke i vënë zjarrin, po e morën, ta çmontojnë. Dhe na lanëe borxhe pa fund. 720 mln dollarë borxh për shërbime që i kishin nisur pa i pasur lekët. Ne na udesh me shly gjithë ato borxhe. Po mos t’i kishim pasur do kishimn bërë shumëfish. Kemi dy projekte tani që po punojmë. Kemi rrugën Shkodër-Velipojë që do e bëjmë më në fund. Për të premtuar e ka bërë tjetër kush, por ne do ta bëjmë si gjithë gjërat e tjera”, deklaroi Rama.
Edhe në këtë takim, Rama nuk i kurseu batutat teksa ndau disa prej lejeve për qytetarët. Ai folit për një mesazh që kishte marrë drejtori i ALUIZN-it Artan Lame.
“Vendosa flamurin e PD sipër shtëpisë dhe çova foton e banesës për legalizim, por ata prapë nuk e legalizuan, donin lekë”, tha Rama teksa shpërndante dokumentet./a.m.