Drejtori i Marrëdhënieve Institucionale i Real Madridit, Emilio Butragueno ka thënë se do të donte që me Bayernin të përballej në ndonjë fazë tjetër.
Reali në çerekfinale do të përballet me Bayernin, dhe ndeshjet e parë e luan si mysafir, transmeton Koha.net.
“Bayerni është një nga rivalët më të fortë që mund të na binte në short, mendoj se edhe ata e thonë të njëjtën gjë. Ekipet e njohin njëri-tjetrin shumë mirë.
Ancelotti është trajner i tyre dhe na njeh shumë mirë, kanë lojtar të nivelit të lartë, dhe me shumë përvojë.
Do të na pëlqente të përballeshim me ta në një fazë tjetër të garës, por ky është shorti”, ëhtë shprehur Butragueno, transmeton Koha.net.
Ai vlerëson se ndeshja kthyese në “Santiago Bernabeu” është avantazh për Realin.“Ndeshja e kthimit në shtëpi është avantazh i vogël, por duhet të luajëm mirë në Gjermani.
E dimë se 20 minuta të mirë në Gjermani mund të jenë vendimtare. Nuk shorti më i mirë që mund të merrnim, por kemi lojtarë të shkëlqyer e me përvojë, do të jetë përballje shumë e mirë për të luajtur”, është shprehur ai. (b.an)