Këto foto nuk janë shkrepur në lagjet e pasanikëve të Losangelos-it në SHBA, por në periferitë e kryeqytetit tonë, Tiranës, aty ku ta ka ënda të jetosh.
Janë jo të pakta lagjet residenciale që dita ditës po i shtohen Tiranës në rrethinat e saj, dhe ku jo të pakët janë shqiptarët që zgjedhin të largohen prej qendrës kaotike duke bërë një zgjedhje të mënçur.
Por lagjet residenciale që tashmë rrethojnë Tiranën, u japin në mënyra të ndryshme mundësi shumë shqiptarëve të kenë mundësinë që të jetojnë aty.
Luksi dhe komoditeti që kanë një pjesë e tyre u kanë bërë përshtypje edhe mediave të huaja që kanë ekspozuar këto foto që sillen sot nga “Mapo.al”.
Shikojini me kujdes dhe mendohuni se ku do të donit të jetonit… /b.d