Deputeti demokrat Oerd Bylykbash reagoi pas sherri të ndodhur gjatë mbrëmjes në protestën e mbajtur tek ‘Veliera’ në Durrës.
Bylykbashit shkruan se grupime të telekomanduara nga Rama dhe sharlatanët pranë tij po kthehen në rrezik për protestuesit paqësorë që protestojnë kundër kësaj qeverie banditesh dhe kriminelesh.
Më parë u raportua se FRPD u përplas fizikisht me disa aktivistë të Shoqërisë Civile për shkak të ngacmimit të një femre.
Reagimi i Oerd Bylykbashit
Ekstremistet e majte rrahin barbarisht ata qe po mbrojne Torren Veneciane nga Veliera e Dakos
Protestuesit e shoqerise civile qe po luftojne per te mbrojtur trashegimine dhe identitetin e Durresit dhe Shqiperise nga Veliera e Vangjush Dakos u sulmuan dhe rrahen barbarisht mbreme naten nga provokatore qe i sherbejne ketij regjimi bandit.
Levizja e protestes e shoqerise civile, qe ka mbeshtetje gjithmone e me te gjere publike dhe politike per nje kauze thelbesisht qytetare qe po ndeshen me arrogancen dhe harbuterine e pushtetit ne Durres dhe ne Tirane, po shenojne fitore te njepasnjeshme.
Dje u zbulua vendimi i gjykates se shkalles se pare ne Durres qe pezullon çdo punim ne Zonen A, por qe mbahej i fshehur sepse Dako vazhdon punimet ne ate zone.
Te ashtuquajtura grupime rinore aktiviste me prirje majtiste, qe shfaqen me telekomande neper protesta pasi keto kane marre forme dhe kercenojne qofte edhe imazhin e pushtetit, mbreme u infiltruan me protestuesit e shoqerise civile dhe pas largimit te medias, kane inskenuar konflikt e me pas kane rrahur barbarisht protestuesit.
Dy aktiviste u sulmuan ne menyre te kordinuar me dhune fizike ne grup dhe njeri prej tyre u detyrua te shtrohej ne spital.
Ne nje skenar si ai me protestuesit e Zharrezes, apo me infiltrimin per te prishur protesten e Parkut te Liqenit, etj, ata arriten te prishnin kete proteste te mbremeshme, e para proteste qe do vazhdonte te gjithe naten tek Torra Veneciane.
Keto grupime te telekomanduara nga Rama dhe sharlatanet prane tij po kthehen ne rrezik per protestuesit paqesore qe protestojne kunder kesaj qeverie banditesh dhe kriminelesh.
Kamuflazhi rinor dhe aktivizmi Çe-guevarist eshte i pamjaftueshem per te mbuluar fillin qe i komandon. E ç’mund te presesh ne nje shtet te majte bandit?
Policia dhe prokuroria duhet te ndjekin penalisht deri ne fund personat pergjegjes per dhunen fizike te shkaktuar, pa u ndikur nga interesi i Rames apo kujtdo sharlatani me pushtet!