Këto fotografi të frikshme tregojnë se si “Titanët e Qiellit”, janë lënë të kalben pasi u bonifikuan nga natyra në një bazë të braktisur ushtarake.
Tabloiti britanik “Dilay Mail”, ka publikuar së fundmi imazhe që tregojnë avionë gjigand por të ndryshkur si dhe dhoma të shkatërrua e rrënuara nëntokësore, kjo në bazën ajrore në Bihac, në kufirin midis Kroacisë dhe Bosnje-Hercegovinës, transmeton “Koha Jonë”.
Struktura më e madhe ushtarake, e ndërtuar në mes të viteve 1948 dhe 1968 në malin e Pljesevica, dikur ishte një nga më të fuqishmet në Europë.
Për ironi, koha e kalbi dhe tani ndonëse është i madh mbetet e jeton i shkatërruar. “Daily Mail”, thekson se: “Baza ajrore me emrin e koduar “Objekat 505″, i ka kushtuar ish-Jugosllavisë pothuajse 5 billion dollarë”, citon “Koha Jonë”.
Kjo bazë ushtarake përmbante tunele të nëndheshme që strehonte dy skuadro të plota luftarake, një skuadro zbulimi dhe një të mirëmbajtjes.
Sot, baza shpesh shërben si një udhëkalimi për emigrantët. Një strukturë e menduar për azilkërkuesit dhe e planifikuar që të fillonte punën që në vitin 2004 apo 2005, por ideja u braktis.