Një ngjarje e shëmtuar ka ndodhur ditën e djeshme në Itali me një të moshuar shqiptare.
Mediat italiane bëjnë me dije se kanë prangosur një 61-vjeçare nga Shqipëria, pasi është kapuar duke vjedhur në një dyqan kozmetike.
Ngjarja ka ndodhur në Ravenna të Italisë, ku stafi i sigurisë të një dyqani kozmetike ka denoncuar në polici gruan, e cila kishte tentuar që të kalonte fshehurazi një kuti me bojë flokësh, transmeton Express.
Pasi i kishte hequr etiketën, ajo e kishte fshehur, ndërsa më pas është diktuar nga punonjëset e dyqanit, të cilat kanë lajmëruar policinë.
Nga hetimet e para të policisë, bëhet e ditur se ajo ishte dënuar edhe më parë për të njëjtën vepër penale. /b.d