ATTA ( Adventure Travel Trade Association) ka publikuar gjetjet e situatës për industrinë e turizmit për 2017-ën, një panoramë krahasuese për sektorin e industrisë së udhëtimeve aventureske nga sytë e tur opertaorëve turistikë. Ndër destinacionet kryesore për turizmin aventuresk është listuar edhe Shqipëria.
ATTA është përfshirë në kërkime për më shumë se një dekadë si pjesë e misionit të saj për të edukuar dhe aftësuar industrinë e turizmit aventuresk.
Situata e industrisë për 2017-ën fokusohet tek tendencat, ku përfshihet informacion në lidhje me destinacionet, aktivitetet dhe praktikat e bizneseve në industri. Në mes të vitit, do të paraqitet sërish gjendja e industrisë me theksin tej perspektiva financiare e industrisë.
Turet, aktivitetet dhe destinacionet
Aktivitetet aventureske më të kërkuara ishin ekoturizmi, veprimtaritë kulturore, qëndrueshmëria mjedisore, ecjet dhe gastronomia. Popullore për rajone të caktuara janë çiklizmi dhe ekspeditat botës së egër.
Tur operatorët thonë se destinacionet që kanë zgjuar interesin e turistëve në kërkim të aventurës janë vendet Skandinave, Amerika e Jugut, Afrika Juglindore dhe Mesdheu.
Llojet e udhëtimit të cilat kanë pasur më së shumti interes nga klientët përfshijnë nga ato me kohëzgjatje të shkurtër deri tek udhëtimet me kohë të gjatë mbi detë, së bashku me itineraret me porosi dhe udhëtimet familjare ( ku marrin pjesë të gjitha gjeneratat).
Destinacionet e preferuar nga burimet e tregjeve kryesore të turizmit aventuresk:
Amerika e Veriut dhe Europa vazhdojnë të kryesojnë burimin kryesor për turistët aventureskë. Për amerikanët e veriut, Shtetet e Bashkuara, Peruja, Ekuadori dhe Kanadaja kanë qenë pesë vendet më të preferuara në dy vitet e fundit.
Për europianët, Italia, Spanja dhe Franca marrin pjesën më të madhe të rezervimeve nga viti në vit, raporton “Monitori”.
Gjithsesi një surprizë për 2017-ën është shfaqja në listë e një vendi të ri në 5 destinacionet e kryesore: Shqipëria. Shkëndija e interesit në Shqipëri është e dukshme, ka qenë fanar ndriçues në rajon që nga 2014-a me Aventurën Javore në Ballkanin Perëndimor.
Përfitimet e destinacionit turistik:
Tur operatorët përllogarisin se 67% e shpenzimeve për turist mbesin në destionacion, rreth 2% më shumë se një vit më parë. Gjithsesi, ata gjithashtu kanë përllogaritur se turistët që udhëtojnë me kompanitë e udhëtimit shpenzojnë mesatarisht 142 dollarë në udhëtim për punime artizanale vendase dhe për suvenire. 3 dollarë më pak se në 2016-ën.
Profili i turistëve:
Çiftet janë lloji më i përhapur i turistëve, 37% e totalit të turistëve. 18% e klientëve janë udhëtojnë vetëm, dhe 19% janë familje. Grupet përbëjnë 26% të totalit.
Turistet më shumë gjasa kanë që të jenë femra, 51% e totalit, rreth 2 pikë për qind më pak se një vit më parë.
Rreth 40% e turistëve i përkasin grup moshës 50-70 vjeç. Mosha mesatare e turistëve është 47 vjeç.
ma.me