Në gjysmën e parë të viti në Gjermani janë bërë 179.037 kërkesa për azil. Në krahasim me vitin e kaluar numri i azilkërkuesve është rritur 132 për qind. Këtu lista e dhjetë vendeve kryesore.
1. Ashtu si dhe vitin e kaluar shumica e azilkërkuesve janë të ardhur nga lufta civile në Siri – 34.428 njerëz.
2. Rritjen më të madhe e shënon Kosova. 31.400 vetë kanë ardhur këtë vit në Gjermani, vitin e kaluar ishin vetëm 2437.
3. Edhe nga Shqipëria duan të vijnë gjithnjë e më shumë njerëz në Gjermani. Nga janari deri në qershor erdhën 22.209 vetë. Vitin që shkoi kanë qenë vetëm 3913.
4. Edhe numri i azilkërkuesve nga Serbia është rritur – nga 9361 në 15.822. Eshtë duke u marrë në konsideratë mundësia për t’i shpallur të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor vende të ashtuquajtura të sigurta të origjinës. Sepse shanset për t’u njohur si azilkërkues janë shumë të vogla.
5. Ndërsa refugjatët nga Iraku kanë shanse të mira. Numri i tyre është trefishuar nga 2520 në 9286.
6. Edhe nga Afganistani kanë ardhur më shumë refugjatë, 8179. Një vit më parë ishin 4528.
7. Gati dyfishim të numrit të azilkërkuesve ka edhe nga Maqedonia – nga 3736 në 6704. Edhe këtu mundësitë e dhënies së azilit janë më pak se 1 për qind.
8. Bosnjë-Herzegovina dëshiron të hyjë në BE. Megjithatë shumë vijnë akoma në Gjermani si azilkërkues – 4061 vetë.
9. Nga Eritrea në Afrikë kanë ardhur po aq shumë njerëz sa një vit më parë: 3969 në 2014, 3636 në gjysmën e parë 2015.
10. Vendi i dytë afrikan në listën e dhjetë vendeve të para është Nigeria me 2864 azilkërkues.
Fluksi i azilkërkuesve i vë të gjithë para “sfidave të mëdha”, deklaroi ministri i Brendshëm Thomas de Maizière pas publikimit të statistikave të reja. Veçanërisht e rëndësishme, tha ministri i Brendshëm, është të bëjmë dallimin në mes “njerëzve, që janë vertetë në nevojë” dhe atyre, qëndrimi i të cilëve nuk vjen në shprehje. Qëndrimi i tyre në të ardhmen duhet të ndërpritet në mënyrë më konsekuente dhe efektive. /DW/