Grupi anarkist “Conspiration” me shumë mundësi është mbrapa origjinës së dërgimit të pakos bombë që shpërtheu sot në selinë e FMN-së në Paris, ku është plagosur një person, njoftoi një burim policor grek.
Sipas këtij burimi, zëvendësministri grek i Mbrojtjes Civile, Nikos Toskas u informua nga autoritetet franceze se pakoja e dërguar tek FMN-ja ishin dërguar nga Athina, ashtu si ajo e dërguar në ministrinë gjermane të Financave.
Por pakoja e parë është marrë përsipër sot në mëngjes nga grupi anarkist “Conspiration”./b.d