Ekipi i tifozëve “Dardanët”, i kanë bërë një pritje madhështore Besart Berishës pasi ka zbritur në aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë.
Ish-sulmuesi i kombëtares shqiptare do t’i bashkohet ekipit të Kosovës. Ai ka udhëtuar nga Australia për në Prishtinë për t’u pajisur me pasaportën kosovare në mënyrë që të jetë gati në përballjen me Islandën.
Besart Berisha u shpreh tejet i lumtur që do të përfaqësojë vendlindjen e tij, dhe premtoi gola dhe shpreson rezultate pozitive të Kosovës./a.ç