Kryeministja britanike, Theresa May u shpreh se “Brexit” na detyron se nuk është momenti i përshtatshëm për organizimin e një referendumi për pavarësi në Skoci, një kërkesë e shfaqur nga kryeministrja skoceze, Nicola Sturgeon.
“Nuk është momenti i duhur”, pohoi ajo në një intervistë për BBC në përgjigje të projektit të Sturgeon për organizimin e një referendumi në fund të 2018 ose në fillim të 2019. May është gati për aktivizimin e Brexit përpara fundit të muajit.
“Gjithë energjia jonë duhet të jetë e përqëndruar në negociatat me Bashkimin Evropian për të garantuar arritjen e marrëveshjes më të mirë të mundshme për gjithë Britaninë e Madhe”, shtoi May.
Kërkesa e referendumit duhet të marrë dakordësinë e qeverisë britanike dhe të kalojë për votim në Parlamentin e Westminster./b.d