Ambasadori amerikan Donald Lu ka folur pasditen e sotme në lidhje me Reformës në Drejtësi.
Sipas kryediplomatit, viti 2017 do të jetë një vit i shkëlqyer për vendin tonë pasi nis edhe zbatimi i reformës.
“Kjo do të krijonte mundësi për biznesmenët. Këtë vit do të shohim investime kombëtare në Shqipëri” – tha Lu.
Deklaratat e tij Lu tha se nuk burojnë nga optimizmi, por sepse ai është realist.
“Shoh të vijnë gjëra të mira për popullin. Disa njerëz mendojnë se jam optimist, por unë jam realist” – tha ambasadori i SHBA.
Ai ritheksoi mbështetjen e vendit të tij në luftën kundër narkotikëve dhe krimit.
“Viti 2017 do të jetë një vit elektoral që do ta mbajë Shqipërinë në një kurs demokratik. Në këtë vit BE dhe SHBA do të mbështesin përpjekjet për t’u përballur me sfidën shoqërore të krimit” – tha Lu.
Deklaratat e ambasadorit u bënë gjatë një takimi në Dhomën Amerikane të Tregtisë. /b.d