Plani kombëtar antikanabis i policisë së shtetit synon që këtë vit t’i jepet fund fenomenit, prandaj policia ka përshkallzuar aksionin e saj në luftën kundër kultivuesve të parcelave të drogës.
Mësohet se brenda strukturave të policisë është lançuar një nismë për të shmangur çdo implikim të mundshëm të efektivëve.
Një nismë shume e veçantë është ndërmarrë në policinë e Dibrës, ku çdo efektiv policie do të firmosë një deklaratë se familjarët dhe të afërmit e tyre nuk janë të përfshirë në kultivimin e drogës.Në rast të kundërt, ata do të jenë përgjegjës njësoj si të afërmit e tyre nëse janë të përfshirë.
Gjithashtu edhe blegtorët dhe fermerët që marrin toka me qira do të jenë përgjegjës për to dhe në rast se do të konstatohet kultivim kanabisi, do të mbajnë përgjegjësi ligjore./a.ç