Dhjetë persona kanë mbetur të plagosur nga shpërthimi i papritur i një prej kratereve të vullkanit Etna në Itali. Sipas mediave italiane të plagosurit u goditën nga materiali i llavës.
Fatmirësisht asnjë prej tyre nuk është në gjendje të rëndë, ndërsa vetëm 6 janë shtruar në spitalet e Catanias dhe Acireales.
Në këtë mënyrë Etna rigjallërohet edhe njëherë me një fazë të re të shpërthyese të karakterizuar nga ujëvara llave, shpërthime dhe çlirimin e një derdhjeje të vogël.
Rrjedha e llavës del nga “goja”, e cila u formua në “qafë”, që bashkon kraterin e vjetër dhe të ri të juglindjes. Fenomenet aktualisht janë të përqendruara në zonën më të lartë të vullkanit më aktiv në Europë, dhe nuk përbëjnë rrezik.
Spektakli është i dukshëm si nga Catania ashtu edhe nga Taormina. Aeroporti ndërkombëtar i Catanias nuk e ka ndjerë shpërthimin dhe vazhdon punën./a.ç