37 – Në ishullin e Capri, vdiq perandori romak Tiberi, i cili gjatë sundimit të gjatë 14-vjeçar siguroi kufijtë e Perandorisë Romake dhe ka rregulluar financat dhe administratën, sidomos në provincat. Në vitin 26 u tërhoq në ishullin Capri, ndërsa në Romë prefekti pretorian Sejanus Aelius ka vendosur regjimin e përgjakshëm në emër të perandorit.
1935 – Hitleri nxori një dekret që pasoi me ngritjen e ushtrisë gjermane me 500.000 ushtarë të armatosur. Kjo masë refuzohej plotësisht nga Traktati i Versajës që ka përfunduar pas Luftës së Parë Botërore e ku Gjermania është e lejuar vetëm me 100.000 burra nën armë.
1978 – Anëtarët e organizatës terroriste “Brigadat e Kuqe” rrëmbyen në Romë, një politikan të shquar dhe ish-kryeministrin italian Aldo Moro, me kërkesën për lirimin e anëtarëve të arrestuar të organizatave të tyre. Terroristët e mbajtën në robëri deri në maj të vitit 1978 dhe më pas e vranë. (b.an)