Politikanët gjermanë, të cilët ishin pjesë e tryezave të Brukselit për çështjen e Greqisë, janë kthyer në Berlin për të mbrojtur marrëveshjen e arritur me kryeministrin grek, Aleksis Tsipras. “The Economist” shkruan se pala gjermane është krenare për një ujdi të tillë dhe se kërkon që këtë frymë ta përcjellë edhe të konservatorët në vend të cilët kanë qenë skeptik prej fillimit, raporton TCH.
Mësohet se ministri gjerman i Financave Wolfgang Scheauble, një nga shtyllat kryesore të bisedimeve në Bruksel, ka inkurajuar të gjithë deputetët dhe kolegët e tij se marrëveshja me Athinën respekton vlerat morale të Gjermanisë, Greqisë dhe ato të Bashkimit Europian. Ligjvënësit gjermanë do të detyrohen të lënë pas pushimet e verës për t’u rikthyer në Parlament ditën e premte për një votim i cili do të autorizojë hapjen e negociatave mes tyre dhe Greqisë. Por kryeministri italian e ka gjykuar qëndrimin e Gjermanisë si poshtërues ndaj Greqisë. “Të hedhësh poshtë një partner europian si Greqia, pikërisht në këtë moment, është fyese. Gjermanisë i them Mjaft!”, thotë Mateo Renzi.
Për Donald Tusk, marrëveshja më e fundit ka shmangur gjithë imapktet negative sociale, ekonomike apo edhe politike. Ndërsa Papa Françesku, teksa u pyet nga gazetarët rreth situatës së Greqisë, u shpreh se qeveritë e mëparshme greke janë ato që mbajnë përgjegjësinë më të madhe për akumulimin e borxhit. “Me siguri do të ishte shumë e thjeshtë për të thënë se faji është vetëm i njërës palë. Por kur një kompani shpall falimentimin , dhe të tjerët e ndihmojnë, pse nuk ndodh e njëjta gjë edhe me shtetet?”, pyet Papa Françesku.