Në tregun e këmbimit valutor vendas, që prej fillimit të këtij viti euro ka shënuar rënie të pozitave të saj në këmbim me lekun, ndërsa monedha e gjelbërt amerikave vijon të ruajë pozita të qëndrueshme.
Ekspertët e ekonomisë shpjegojnë se dobësim i euros favorizon kreditoret që kanë marrë hua në këtë valutë, ndërsa sygjerojnë një orientim më të mirë të përdorimit të valutës në raport me lekun.
“Një euro më e lirë e bën dhe kredinë e tyre më të lirë dhe mundësinë e shlyerjes më të lirë. Por nga ana tjetër, për sa i përket sidomos eksportuesve shqiptarë një euro e dobët ua ul të ardhura dhe nga tjetër është e favorshme për importet shqiptare sepse një euro më e dobët natyrisht që mund të blejmë më lirë produktet që importojmë”, shprehen ekspertet.
Sipas tyre, luhatjet e këmbimit valutor po disktohen nga vendimi federal i rezervave që pritet të rrisë me 0.5 pikë përqindje të normës bazë të interesit për dollarin çka nënkupton një forcim akoma më të madh të dollarit.
Kjo tendencë reflektohet në tregun e brendshëm shqiptar bashkë me faktorët e brendshëm ku raporti kërkesë-ofertë për sa i përket euros duket që për momentin kërkesa për euro nuk është aq e fortë sa çka qenë, duke sjelle dhe dobësim të pozitave të saj.
Gjithësesi Banka e Shqipërisë mbetet e angazhuar për një politikë stimuluese për të nxitur përdorimin e monedhës vendase./a.m.