Diplomati i Koresë Veriore në Kinë, Pak Mjong Ho deklaroi të enjten se vendi i tij duhet të veprojë në vetëmbrojtje nga ushtrimet ushtarake të SHBA-ve dhe Koresë Jugore, për të cilat tha se rajonin e kanë sjellë buzë luftës nukleare.
Sipas tij, ushtrimet e përbashkëta ushtarake të SHBA dhe Koresë Jugore janë të drejtuara në kryerjen e sulmeve preventive në Korenë Veriore.
Pak tha se për shkak të këtyre ushtrimeve Koreja Veriore është detyruar të ndërmarrë “masa jashtëzakonisht të rënda” për t’u mbrojtur nga manovrat të cilat mund të “evoluojnë në konflikt të vërtetë”.
Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson tha sot se Koreja Veriore “nuk duhet t’i frikësohet SHBA-ve”./a.m.