Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbajtur një fjalim nga çadran e protestës, ku është mbledhur grupi parlamentar i PD. Ai sulmoi hapur ambasadorët Lu dhe Vlahutin që sipas tij janë rreshtuar krahë Edi Ramës. Ai tha se me qëndrimet për reformën në drejtësi po shtyjnë Shqipërinë drejt destabilizimit.
“Menjëhërë reformën e mori Edi Rama në dorë dhe akti i parë, përjashtoi opozitën! Çuditërisht, në krah të Edi Ramës, u rreshtuan edhe Guvernatorja, edhe në njëfarë mënyrë, më pak, ambasadori Lu, me deklarat të njëpasnjëshme, aq sa u detyrova t’i them se me këto deklarata po çon drejt destabilizimit, Shqipërinë!
I thashë ambasadores Vlahutin ‘Ti me këto deklarata con drejt destabilizimit Shqipërinë’. Nuk dua ta hajë kush sapunin për djathë se nuk ka më keq. E bëtë draftin me specialistë të huaj, natyrisht të paguar nga Xhorxh Soros, ky kryekorruptor në botën e lirë. Njeriu që pëdor milionat për të korruptuar politikanët. E bënë me ekspertë ndërkombëtarë, Venecia e përmbysi, sepse me 16 nene, projekte i jepte dorë Edi Ramës. Urdhëroni ta bëjmë bashkë, jo jo, e bënë përsëri vetëm. Me urdhër të Sorosit Rama shkeli marrëveshjen, votoi të gjitha ligjet, duke shkelmuar kushtetutën.”, tha Berisha.
Ai deklaroi se kryeministri Edi Rama është peng i bandave.
“Edi Rama është një frikacak dhe burracak. Gjatë 11 viteve kryetar bashkie, pavrësisht s ekush ishte në pushtet, atij i takonte me ligj mbrojtja nga garda. Nuk mbrohej nga garda, mbrohej nga bandat. Po, mbrohej nga banda që u jepte leje dnërtimi, “hakmarrja për drejtësi” Dritan Dajti etj..Edi Rama kryeministër, përsëri vazhdoi me bandat. Lushnja, ishte më mirë kur qeverisej nga Aldo Bare, kur priteshin koka e lozej futboll, apo pas arrestimit të Aldo Bares. Pyes çdo Tiranas, ishte më i qetë kur ligjin e bënte Nehat Kulla, apo pas arrestimit të tij. Pyes durrsakët,m ishin më të sigurt kur ligjin e bënte Lul Berisha apo pas arrestimit të tij. Çfartë bëri Edi Rama, i liroi këto banda se është peng i tyre, Ka dnarë para me ta dhe nuk shkëputet dot nga ata”, tha Berisha.
Berisha komentoi edhe largimin e 4 ministrave, teksa i’u rikthye akuzave ndaj Mimi Kodhelit për të cilën tha se edhe ajo ishte planifikuar nga Rama për t’u larguar.
“Deshe të heqësh 6 ministra, por kur u mor vesh, kur të nxorën videon e Eskobarit ku je duke bërë orgji në hotelin e tij, atëherë u tërhoqe, nuk mund të shkarkosh ti ministrat e tu që si ti janë peng i Eskobarit me video. Nikolla fsheh një vjedhje monstruoze, shndërrimin e parave në vilë milionësh. Madamë striptizën, një turp më të madh mbi tokë nuk ka, valltare striptize në Greqi dhe jo që nuk e përgënjeshtron, nuk e hedh në gjyq gazetën që i thotë, se ia ka filmin ajo, po përgjigjet me Thecerin, kurse kjo thotë bëni vetingun, se unë vodha se më lejoi vetingu” tha Berisha.
/a.m.