Teksa në Parlament ka nisur seanca plenare, deputetët e opoziotës janë mbledhur në çadrën e protestës, ku sipas tyre mbahet Parlamenti i vërtetë. Kryetari i Grupit parlamentar të PD Edi Paloka deklaroi gjatë fjalës së mbajtur se fitorja e opozitës është shumë afër. Ai tha se shumë shpejt do flitet për arritje konkrete.
Paloka po ashtu foli edhe për zëvendësimin e ministrave si dhe për letrën e 6 senatorëve ameriaknë për Sekretarin Tillerson.
“Thjesht ka ndrtyshuar bandat, nga bandat e Tahirit te bandat e Xgafës. Ndaj ne jemi këtë, të bindur, më të vendosur se kurrë për të arritur fitoren tonë. Fitoren e shqiptarëve, zgjedhje të lira e të ndershme. Siç po e shini, janë miqtë tanë nga Ëashingtoni, dje e patë letrën e senatorëve drejtuar Sekretarit të Shtetit, pikërisht për mbështetje ndaj kuazës sonë. Kjo mbështetje po rritet. Fundi i Ramës është afër, ata që ne na mëbshtesin janë përfaqësuesit e vendit më demokratik në botë, prandaj sot më shumë se kurrë, ne jo vetëm të vedosur, por jemi të bindur, dhe shumë shpejt do dëgjoni lajme që vërtetë do të tegojnë se çfarë kemi arritur”, deklaroi Paloka./a.m.