Sot ka mbërritur një histori e çuditshme dhe paksa më e rrallë nga herët e tjera.
Në rubrikën e psikologes së ‘The Sun’ një burrë i ka kërkuar ndihmë psikologes, pasi i ka rrëfyer se ka bërë seks katërsh së bashku me gruan. Por duket se kjo nuk ka qenë aspak një ide e mirë…
Letra e burrit
“Bëra seks katërsh me gruan dhe një çift tjetër që ndodhet përballë shtëpisë sonë dhe që prej disa vitesh i njohim.
Unë jam 33 vjeç ndërsa gruaja ime është 31 dhe kemi 3 vite të martuar. Deri më tani nuk kemi fëmijë dhe kjo na jep mundësinë që të jemi më të lirë dhe më eksperimentues ne jetën tonë seksuale. Në fakt, kemi pasur një marrëdhënie shumë të mirë dhe interesante me gruan.
Para disa ditësh, bashkë me çiftin tjetër, të cilët janë pak më të vegjël se ne, vendosëm të shkojmë për disa ditë pushimesh në Pragë.
Ditën e dytë të pushimeve, më saktë natën e dytë, pasi kishim kthyer disa gota u kthyem në dhomën tonë të katërt. Aty si pa kuptuar filluam të puthnim dhe të preknim gratë tona… por nuk vonoi shumë kur shkuam në shtrat të katërt bashkë.
Kaluam bukur…
Kur u zgjova në mëngjes u ndjeva si i trullosur dhe dola të marr pak ajër duke bërë një shëtitje. Por kur kthehem në dhomë, gruaja e kishte mbyllur me çelës derën. Trokas fort dhe kur ajo e hap e shoh që po vishej akoma e ndërsa në shtrat, duke veshur xhinset, shoh komshiun.
E pyeta se çfarë po bënin por ai më tha se gruaja e tij ishte në dush dhe ai kishte ardhur tek dhoma jonë për të përdorur pak tualetin.
Nuk fola shumë sepse vërtetë që nuk dija çfarë të thosha. Gruaja më thotë se nuk ndodhi asgjë por unë nuk e di pse ndjej se më gënjen.
Si duhet të veproj?!”
Përgjigjja e psikologes
“Të eksperimentuarit në jetën seksuale shpesh është i rrezikshëm…
Por nëse gruaja të thotë se nuk ndodhi gjë, atëherë duhet të ulesh me të dhe të flasësh me qetësi dhe ta pyesësh me detaje se përse ai ndodhej në dhomë bashkë me të.
Do të sugjeroja që të ruaje një raport të mirë me fqinjët por mos u përshini më në seks me ta”.