Drejtori i Hipotekës në Lushnjë është arrestuar nga policia me akuzën e korrupsionit pasiv.
29-vjeçari Elvis Bajaziti, së bashku me shoferin e tij, është vënë në pranga pas një urdhëri të prokurorisë.
Bajaziti i ka marrë 3000 euro një qytetari në këmbim të një certifikate pronësie. Mbi drejtorin e Hipotekës rëndon edhe akuza e ushtrimit të ndikimit të paligjshëm.