Shefi i diplomacisë, Mevlut Cavusoglu, ka deklaruar se Turqia mund t’i japë fund marrëveshjes për refugjatët të arritur më Bashkimin Evropian në mars të viti 2016.“Ne mund t’i japim fund kësaj marrëveshjeje në mënyrë të njëanshme.
Nuk kemi informuar ende bashkëbiseduesit tanë evropianë, gjithçka mbetet në dorën tonë”, deklaroi ministri turk i Punëve të Jashtme, Mevlut Cavusoglu, në një intervistë për televizionin “24 TV”.
Marrëveshja për refugjatët e arritur mes Bashkimit Evropian dhe Turqisë, reduktoi në mënyrë të ndjeshme hyrjen e refugjatëve në Evropë.
Ndërkohë gjatë javëve të fundit marrëdhëniet mes Turqisë dhe Bashkimit Evropian, janë tensionuar pas ndalimit të mitingjeve pro-referendumit turk për kalimin e vendit nga republikë parlamentare në presidenciale nga disa vende të BE-së. (b.an)