Platforma e partive shqiptare në Maqedoni, e cila kërkon zyrtarizimin e gjuhës shqipe, përveçse është pritur me protesta,ka shkaktuar debat edhe në shkolla.
Drejtori i një shkolle me nxënës maqedonas është filmuar duke u mbajtur ligjëratë paralajmëruese nxënësve në shkollë për rrezikun nga gjuha shqipe. Por ligjerata propagandistike kundër gjuhës shqipë nuk është pritur mirë nga nxënësit.
“Nëse ndodh aplikimi i gjuhës shqipe, nëse ndodh vendosja e simboleve shqiptare në monedha, nëse ndryshon himni, flamuri…”, dëgjohet duke folur drejtori, deri sa ndërpritet nga një nxënëse, e cila i thotë: “Drejtor, a nuk është turp të mbani fjalime politike në shkolla?”.
Në rrjetet sociale është njoftuar se bëhet fjalë për drejtorin e Gjimnazit shtetëror “Mirçe Acev” në Prilep.
Gjuha shqipe, pjesë e platformës së partive shqiptare, të cilat kanë bërë marrëveshje me liderin e LSDMsë është bërë pengesë edhe për mandatimin e kryeministrit të ri Zoran Zaev, pasi është refuzuar nga presidenti i vendit Gjorge Ivanov.
Kriza politike në Maqedoni sa vjen dhe thellohet dita ditës, ndërkohë që palët politike duket se janë larg një zgjidhje.
a.ç