Në Asamblenë e Përgjithshme Vjetore të FSHF-së zhvilluar në kryeqytet është bërë një analizë e punës zhvilluar gjatë vitit 2016-të me problematikat dhe arritjet. Ndeshjet e trukuara apo dhuna në stadium janë dy nga problematikat kryesore sipas Presidentit Armand Duka. Ky i fundit gjatë fjalës së tij përmendi edhe arritjet ku më e madhja ishte kualifikimi për në Europian.
Gjithsesi Duka përveçse i ka falenderuar ka qënë edhe shumë kritikë me Kombëtaren duke theksuar se skuadra u “deh” nga Europiani dhe është koha të rizgjohet:
Edhe trajneri De Biasi theksoi se suksesi në Euro 2016 duhet të jetë një shtysë për zhvillimin e mëtejshëm të futbollit shqiptar:
“Suksesi që u arrit në Evropianin e Francës duhet të shërbejë për zhvillimin e futbollit në Shqipëri. Kemi vërtet një kontigjent të kufizuar futbollistësh në krahasim me vendet e tjera, por kemi fantazinë dhe zemrën, të mjaftueshmne për të reduktuar diferencat në këtë aspekt. Duhet që të gjithë bashkë të punojmë për përmirësimin e futbollit në Shqipëri dhe gjithçka duhet të fillojë që nga edukimi i fëmijëve”, mbyll De Biasi.
Tashmë Kombëtarja e ka mundësinë të rizgjohet shpejt që në sfidën e radhës ndaj Italisë më 24 mars ndeshje që do luhet në Palermo.