Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli reagoi sot për 9 vjetorin e tragjedisë së Gërdecit ku humbën jetën 26 persona.
Kodheli shkruan se 26 të vrarë deh qindra të plagosur solli një biznes kriminal dhe ende pa autorë të dënuar
Postimi i Mimi Kodhelit
U mbushën 9 vjet nga dita kur një ngjarje e rëndë tronditi Shqipërinë. 26 të vrarë, qindra të plagosur e të gjymtuar, qindra e mijëra shtëpi e ëndrra të shkatërruara, biznese të rëna në tokē, për shkak të një biznesi kriminal ende pa autorë të dënuar.
I paharruar qoftë kujtimi i atyre fëmijëve, grave e burrave që lanë jetën e tyre në fabrikën e vdekjes në #Gërdec.
Kujtojmë për të mos harruar!
/b.d