Drejtoresha e Bibliotekës Kombëtare Persida Asllani ka dhënë një deklaratë për mediat pas vënies nën kontroll të flakëve që përfshinë këtë institucion.
Ajo deklaroi se nga flakët ka pasur dëme të vogla materiale, teksa theksoi se nuk janë prekur nga zjarri vepra që janë pjesë e findit të rrallë.
Po ashtu ajo tha se një punonjëse ka pasur lëndime të lehta.
“Në orën 10.40 u konstatua një vatër zjarri. Menjëherë u ndërmorr zbatimi i protokollit për të tilla raste. Vetëm një punonjëse shfaqi probleme në fyrmëmarrje. Pas ndihmës mjekësore ëhstë në gjendje të mirë. Nga të dhënat paraprake nuk rezulton të jenë prekur fondi i rrallë dhe as baza elektronike. Sistemi ka funksionuar dhe falë koordinimit të strkturave dhe institucioneve, situata është vënë nën kontroll.”, tha Asllani./a.m.