Dashi (21 Mars – 20 Prill)
Nen influencën shume te madhe te Merkurit, jeta juaj ne çift do përmirësohet ndjeshëm sot. Do e forconi dialogun me njeri-tjetrin dhe do i zgjidhni edhe disa çështje delikate. Beqaret do bien ne dashuri me një person i cili do i beje te ëndërrojnë pa fund. Ne planin financiar asgjë nuk ka për t’iu ecur ashtu si keni dëshiruar kështu qe do ju duhet ndihma e specialisteve.
Demi (21 Prill – 20 Maj)
Ka rrezik te bëni gjera te nxituara sot ju te dashuruarit dhe te gaboni rende. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si keni dashur. Beqaret do bëjnë mire te tregohen te sinqerte me personat qe do i joshin sepse vetëm ashtu do e bëjnë për vete princin e tyre te kaltër. Gjendja e financave do vazhdoje te mbetet e kënaqshme. Do arrini t’i kryeni shpenzimet e domosdoshme.
Binjakët (21 Maj – 21 Qershor)
Venusi dhe Marsi do bëhen bashke gjate kësaj dite dhe do ju bëjnë t’i mendoni gjerat me kujdes. Do reflektoni gjere e gjate dhe do kërkoni edhe falje për gabimet e bëra. Beqaret do dashurohen koke e këmbë me një person dhe do bëjnë te pamundurën për ta pasur ne krah. Me financat duhet sa me shume përkujdes e maturi qe gjendja te mbetet e qëndrueshme.
Gaforrja (22 Qershor – 22 Korrik)
Dite tejet e qëndrueshme kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do përjetoni kënaqësi dhe emocione te paimagjinueshme te cilat do ju bëjnë te ëndërroni. Beqaret do kenë vetëm disa flirtime, asgjë me shume sesa kaq. Buxheti do jete gjithë kohës i qëndrueshëm kështu qe mund te hiqni edhe disa para mënjanë përveçse te kryeni shpenzimet e menduara.
Luani (23 Korrik – 22 Gusht)
Nuk duhet kurrsesi te rrezikoni sot juve qe jeni ne një lidhje sepse situata ne çdo moment mund t’iu dale jashtë kontrollit. Beqaret do e fillojnë menjëherë një lidhje me një person qe ka kohe qe i josh. Shume gjera kane për te ecur me se miri sot. Buxheti nuk do jete ne gjendjen me te mire te mundshme. Mundohuni te shmangni investimet e tejskajshme sepse keni për te mbetur duarthate.
Virgjeresha (23 Gusht – 22 Shtator)
Për çiftet qe kane shume kohe bashke do mbizotërojë ngrohtësia, besimi dhe toleranca reciproke. Do ja kaloni mjaft mire dhe do hidhni hapa te rëndësishme. Beqaret duhet te tregohen edhe me te duruar nëse nuk duan te përballen shpejt me zhgënjime. Ne planin financiar nuk do arrini dot te kryeni investimet e menduara sepse gjendja nuk do jete e qëndrueshme.
Peshorja (23 Shtator – 23 Tetor)
Mundohuni te tregoheni sa me realiste sot ju te dashuruarit sepse përndryshe do përballeni me zhgënjime te mëdha dhe do mërziteni tej mase. Beqaret, duan apo jo, do e ndryshojnë statusin e tyre dhe do ndihen me te plotësuar se kurrë me pare. Situata financiare nuk do jete e qëndrueshme. Mundohuni te shpenzoni pa pak dhe te mendoni me tepër për te ardhmen.
Akrepi (24 Tetor – 22 Nëntor)
Kujdes me xhelozinë sot ju qe jeni ne një lidhje sepse situata mund t’iu dale jashtë kontrollit ne çdo moment. Partneri ka sy vetëm për ju. Beqaret duhet te shfrytëzojnë çdo mundësi qe do iu jepet për te filluar lidhje afatgjata. Çdo moment do jete i mrekullueshëm. Financa do jene gjate gjithë kohës te trazuara. Nuk do arrini dot te kryeni te gjitha shpenzimet e menduara.
Shigjetari (23 Nëntor – 21 Dhjetor)
Dite mjaft e qete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do i merrni gjerat shtruar dhe nuk do keni asnjë lloj problemi. Beqaret do jene te rezervuar dhe nuk do pranojnë çdo lloj ftese qe do iu behet. Çdo hap duhet hedhur me kujdes. Ekuilibri financiar do mbizotërojë gjate gjithë kohës. Do i kryeni pa frike edhe disa shpenzime qe kishit menduar me herët.
Bricjapi (22 Dhjetor – 20 Janar)
Asgjë nuk ka për t’iu ecur si keni dashur sot juve qe jeni ne një lidhje. Do mërziteni here pas here dhe do doni te qëndroni pak larg te dashurit te zemrës. Beqaret do ndihen mire me statusin qe kane sepse miqtë do iu qëndrojnë pranë dhe do iu argëtojnë gjithë kohës. Ne planin financiar duhet t’i bëni mire parashikimet para se te kryeni çdo shpenzim.
Ujori(21 Janar – 19 Shkurt)
Dite e qëndrueshme kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Me ne fund do i zgjidhni edhe mosmarrëveshjet dhe do jeni te qete. Beqaret do ndihen mire edhe ashtu si janë pranë nuk do kërkojnë gjera te pamundura. Sektori i parave do ketë probleme pa fund, por ju do jeni te kujdesshëm dhe do e zgjidhni çdo gjë me kujdes. Ne mbrëmje situata do vije duke u përmirësuar.
Peshqit (20 Shkurt – 20 Mars)
Tensioni do mbizotërojë gjate gjithë kohës sot për ju qe jeni ne një lidhje. Nuk do merreni vesh për asgjë dhe problemet do jene te njëpasnjëshme. Beqaret duhet te joshin me çdo lloj mënyre qe ta ndryshojnë sa me pare statusin e tyre. Ne planin financiar nuk duhet kurrsesi te ndërmerrni rreziqe sepse gjendja nuk do jete e qëndrueshme sa duhet.