Kryeministri Edi Rama në rubrikën e tij, AMARCORD sjell sot në vëmendje sheshin Avni Rustemi dhe portën hyrese të tij në Tirane ne vitet 30-te, si dëshmi e trasformimit të këtij sheshi duke i ruajtur vlerat e trasheguara dhe kthimin në identitet.
Në postimin e tij në rrjetin social Facebook, Rama shprehet se: “Të kthesh në identitet një vend si Pazari i Ri, do të thotë t’ia rikthesh atë punës dhe fitimit të ndershëm sipas rendit të qytetarisë dhe jo sipas rendit të tollovisë dhe tallavasë”.
“Në këto foto shohim sheshin Avni Rustemi, portën kryesore të Pazarit dhe vetë Pazarin, në fund të viteve’ 30, kur edhe mori formën e tij, e cila, e lënë djerrë dhe në mëshirë të zaptuesve prej dekadash, ka rigjetur sot qëllimin fillestar dhe funksionin dinjitoz të tregut ushqimor të Kryeqytetit”, shkruan kryeministri Rama. /b.d