Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur sonte me tone të ashpra nga çadra e protestës së opozitës në Bulevard.
Berisha i kërkoi Ramës t’i thërrasë arsyes dhe të largohet, për t’i hapur rrugë krijimit të qeverisë teknike.
“Je i pashpresë më mirë dorëzohu, më mirë prano qeverinë teknike, hapi rrugë vendit dhe të ecim përpara.. Je peng i krimit. A e dëgjuat akuzën që i bëri Saimir Tahiri të nesërmen? Te Balili tha s’jam i filmuar unë po je ti Edi Rama dhe absolutisht është e vërtetë, prandaj dhe sot i vinte veroren. Më mirë thirri arsyes, çadra është çadër lirie ka dhe paqe ka dhe mesazhe qytetarësh, dëgjoji dhe largohu, largohu ose do të të kapim për rrecka”, tha Berisha.
Në ditën e 25 të protestës ai tha se revolucioni i PD po mbërrin në fazën finale dhe se asgjë nuk do t’i pengojë demokratët për të arritur qëllimin e tyre./b.d