1864 – Eksploratori anglez Samuel Baker zbuloi një burim tjetër të Nilit në Afrikën Lindore dhe e quajti atë Liqeni Albert.
1879 – Ka lindur shkencëtari gjerman Albert Einstein, fizikanti më i shquar teorik i shekullit të 20, krijuesi i teorisë së relativitetit (1916), fitues i Çmimit Nobel për Fizikë në vitin 1921. Nga Gjermania, ai emigroi në SHBA në vitin 1933, pasi nazistët erdhën në pushtet. Në paralajmërimin e tij në 1939 tha se gjermanët mund të bëjnë një bombë atomike, SHBA ka filluar duke bërë kërkime për të ndërtuar atë armë. Ai ishte i martuar me matematikanen serbe Mileva Mariç.
1883 – Në Londër vdiq filozofi gjerman dhe ekonomisti Karl Marksi (Marx), teoricieni më i rëndësishëm i socializmit modern dhe komunizmit në shekullin e 19-të. Me Friedrich Engels ka botuar në 1848 “Manifestin Komunist”, pastaj “Tezat mbi Feuerbach”, “Tetëmbëdhjetë Brumaire i Louis Bonaparte” etj. (b.an)