Cristiano Ronaldo ia ka propozuar Real Madridit një sulmues. Sipas të përditshmes sportive portugeze, “A Bola”, Cristiano Ronaldo ka kërkuar nga Real Madridit që ta transferoj sulmuesin e Portos, Andre Silva.
Lojtari i përfaqësueses së Portugalisë ka shënuar 20 gola në 35 ndeshje këtë sezon, dhe Ronaldo dëshiron ta transferoj në Santiago Bernabeu gjatë verës, përcjell Express.
Silva, i cili kushton 60 milionë euro, shihet si pasardhës i Karim Benzemas, i cili mund të largohet gjatë verës nga Reali. Sipas “A Bola”, Ronaldo ka ndikim të madh te Reali sa i përket transferimeve. Kështu, Silva mund t’i bashkohet Los Blancos gjatë verës, pasi pëlqehet nga Ronaldo, citohet Express. (b.an)