Romancës së Jose Mourinhos me Chelsean i erdhi fundi të hënën mbrëma kur londinezët mposhtën Manchester Unitedin në çerekfinale të FA Cup me rezultat 1 me 0.
Lidhja e portugezit, siç shkruan Daily Mail, kishte filluar të thyhej kur në tetorin e kaluar Chelsea poshtëroi ekipin e Mourinhos 4 me 0.
Tifozët e Chelseat edhe pse tani e dinin se Mou ishte menaxher i Unitedit, vendosën t’i jepnin përkrahje, por kjo ndryshoi të hënën kur ata filluan ta fyenin në kor.
Ata i këndonin se “nuk je më special” derisa ai ua ngriti tre gishtërinj në shenjë të tre titujve që fitoi sa ishte në krye të Chelseat. Fundi i romancës u vulos kur Antonio Conte nuk shtrëngoi duart me Mourinhon pas përfundimit të ndeshjes, transmeton Koha.net.
“Pa marr parasysh se çfarë keni arritur në klub dhe çfarë lidhje keni krijuar në të, asgjë nuk mund të mbijetojë në momentin kur ju vendosni që të punoni për armikun e atij klubi”, shkruan Daily Mail për Mourinhon dhe Chelsean.
“Në ditët pas shkarkimit të tij te Chelsea sezonin e kaluar, tifozët e Bluve përkrahën Mourinhon. Në atë kohë, tifozët fajësonin lojtarët për formën e dobët që treguan në ligë”, shton më tej tabloidi anglez.
“Përkundër natës së mirë që pati, ajo çfarë ndodhi ishte se Mourinho doli pak nga lëkura e tij e vjetër dhe tregoi më shumë nga ajo e reja. Nuk mund të jesh i dashur për dy klube në të njëjtën kohë, së paku jo në Angli”. (b.an)