E ndërkohë që në fokus të takimit Rama – Schulz ishte reforma në Drejtësi, në fjalën e shkurtër për mediat kryeministri theksoi edhe një herë se mazhoranca është e vendosur për të përfunduar procesin në fjalë.
“Me Schulz biseduam për sfidat që ka vendi, ky kryesfida është reforma në drejtësi dhe këtë kryesfidë do ta kalojmë në vjeshtë” – tha Rama.
Nga ana tjetër kryetari i Parlamentit Evropian, Martin Schulz, tha se e flenderon Shqipërinë për qëndrimin e njëhsuar që ka mbatjru me BE-në sa i takon marrëdhënieve me Rusinë.
Ndërkohë, Schulz u shpreh se ka mbetur i magjepsur për ndryshimet në ndërtesën e kryeministrisë. “Dua të faenderoj në veçanti kryeministrin Rama për këtë ndërtesë të mrekullueshme. Ai tregon se është njeri artist dhe që e do artin” – tha kreu i PE.
Ky vlerësim për ndryshimet në hyrjen e godinës së viteve 30 vjen pas protestave spontane të shoqërisë civile dhe arkitektëve që kundërshtojnë ndërhyrjet në fasadë.