Një grua 67 vjeçare ka gjetur vdekjen e menjëhershme pas përplasjes së fortë midis dy automjeteve në tunelin Misox të Zvicrës. Shoferi 26 vjeçar i makinës tjetër me targa shqiptare ka pësuar dëmtime të lehta. Ngjarja ka ndodhur në autostradën A 13, ku makina e shqiptarit po udhëtonte për në Ticino, ndërsa është përplasur në tunel me automjetin tjetër në mënyrë frontale, duke shkaktuar thuajse shkatërrimin e plotë të dy makinave.
Mediat zvicerane bëjnë me dije se ishte makina e shqiptarit ajo që ka dalë në korsinë e kundërt dhe për pasojë ka shkaktuar përplasjen kokë më kokë me makinën tjetër që vinte nga Ticino, në kantonin Grisons të Zvicrës, shkruan OraNews. Gruaja 67 vjeçare vdiq në vendin e aksidentit, ndërsa shqiptari u dërgua në spitalin San Giovanni në Bellinzona. Prokurori dhe polica nisi një hetim se pse automjeti nga Shqipëria përfundoi në korsinë e kundërt. Rruga mbeti e mbyllur përreth 4 orë. Në vendin e ngjarjes shkuan edhe 15 zjarrfikës dhe dy ambulanca.
ma.me