Kryeministri Edi Rama komentoi zëveëndësimin e 4 ministrave, një lëvizje kjo e papritur e ndërmarrë teksa protesta e opozitës ka shkuar në javën e tretë.
Nga studioja e Sokol Ballës në “Top Story”, Rama deklaroi se largimi i 4 ministrave nuk lidhet me presione nga aleati Ilir Meta, partia e të cilit ka kërkuar prej kohësh nën zë së paku largimin e Saimir Tahirit.
“Nuk është shkarkim. Është lëvizje në një pozicion tjetër. Me Metën e kam diskutuar, por nuk ma kërkoi ai shkarkimin e askujt. As ai dhe as ndërkombëtarët”, tha Rama.
Po ashtu, Rama tha se largimet nuk janë ndikuar nga protesta e opozitës.
“Unë e kam dhënë përgjigjen por, jam këtu pikërisht për ta shtjelluar më tutje. Unë nuk kam shkarkuar Saimir Tahirin, nuk kam shkarkuar asnjërin prej ministrave. Ne jemi sot në një moment kyç. 18 Qershori nuk vendos se kush fiton zgjedhjet e ardhshme, por vendos si do jetë Shqiëpria pas 10 vitesh”, tha Rama.
Ai shtoi më tej se ministrat e larguar janë koordinatorë politik dhe duhet të jenë në terren për fushatë ndërkohë sipas tij ministritë kërkojnë angazhim të plotë deri në fund.
“Ministrat kanë një barrë shumë të madhe, dhe kërkohet të jenë në krye të detyrës. Edhe kjo barra tjetër (fushata) ka një rëndësi. Janë udhëheqës politik. Saimir Tahiri nuk është shkarkuar si ministër, por është liruar për të marrë një detyrë të rëndësishme që kërkon angazhim. Është i ngarkuar për të shkuar derë më derë, e fshat më fshat në Tiranë, për të treguar se çfarë reformash bëmë ne, për t’i treguar njerëzve se si me të njëjtën vendosmëri do krijojmë më shumë punësim, hapësira për investime. Kjo është një betejë që e kemi me zemrat e njerëzve. Saimir Tahiri nuk është larguar për shkak të sulmeve të opozitës. Është ministri më i akuzuar. Dy herë në ditë është sulmuar. Sot kërkohet shkarkimi i Saimir Tahirit? Se kërkon kush sot ata që janë në bulevard kërkojnë shkarkimin e qeverisëe, kërkojnë qeveri teknike”, vijoi Rama.
Kryeministri pralajmëroi se mund të ketë edhe largime të tjera nga ana e ministrave nëse nuk përballojnë volumin e fushatës. Ai i’u referua ministrave të tjerë që janë drejtues politik të fushatës në qarqe.
“Sot jemi në kushtet kur duam të flasim me shqiptarët, dhe duam t’i takojmë në çdo cep, dhe këta njerëz që i kanë parë si protagonistë të dëjgojnë hisotirnë tonë të këtyre viteve dhe çfarë do të bëjmë vitet në vijim. Në fushatë është minsitri i jashtëm i cili ka disa angazhime shumë të rëndësishme, ka përgatitjet për Samitin e Nato. Dhe i kam thënë edhe atij edhe Linditës që duhet të përballojë maturën shtetërore. Por edhe u kam thënë që nëse nuk përballojnë dot të dyja pjesët, atëherë do të përballojnë vetëm njërën pjesë. Ky është një lidership që shkon në territor të flasë me njerëzit”, tha Rama.
Ai komentoi edhe faktin se qeveria ka numrin më të lartë të ministreve femra.
“Dua të nënvizoj një fakt për të cilin jam shumë krenar. Sot e kemi një qeveri që ka 50 % burra dhe 50 gra, dhe unë besoj që ky është një fakt që nuk meriton të lihet në harresë. Por meqë në mjedisin tonë publik, aty ku bëhen hipoteza, aty ku jepen verdiktet ku populli jo rrallë i përmbys, nuk ka shanse një fakt i tillë të vlerësohet”, vijoi ai.
Rama foli edhe për komentet mbi ngjitjen e fatmir Xhafajt në postin e Minsitrit të Brendshëm. Ai tha se Xhafaj është personi i duhur dhe nuk kundërshti për të brenda koalicionit.
“Nuk e di çfarë komentesh janë bërë. Besoj fort se është zgjedhja e duhur dhe garanton vazhdimësinë e punës së jashtëzakonshme të lënë nga Saimir Tahiri. Natyrisht që nuk do jetë kreu i komisionit të reformës në drejtësi. Ai është edhe kreu i komisionit të ligjeve dhe komisioni i reformës në drejtësi e ka mbyllur funksionin e tij. Ai do fokusohet në punën e ministrit të Brendshëm”, deklaroi Rama.
Koalicioni me LSI
Kryeministri i’u përgjigj edhe pyetjes së Sokol Ballës
“Sa besoni që kjo kontaratë me Ilir Metën të rinovohet?”
“Nga 1 deri në 10, jemi 10…”, tha Rama duke u përgjigjur me gjeste.
Rama: Hedhim në gjyq portalin që shpifi për kontejnerët me lëndë kimike
Rama komentoi edhe akuzat për futjen në Shqipëri të 1300 kontejnierëve me lëndë kimike. Ai tha se nuk ka asnjë të vërtetë duke paralajmëruar se do hapet gjyq ndaj portalit të huaj që publikoi lajmin.
“Nuk ka asnjë të vërtetë për kontejnierët me lëndë kimik. Kemi marrë informacion nga inteligjenca e doganës italiane dhe nuk ka asgjë të vërtetë. Nëse kjo do ishte e vërtetë binte qeveria e Italisë, binte BE…Do hapim gjyq ndaj një portali që e ka nxjerrë këtë lajm, jashtë shtetit”, deklaroi Rama.