Kanë nisur reagimet e para pas publikimit të emrit të Fatmir Xhafës për psotin e Ministrit të ri të Brendshëm, i cili pason Saimir Tahirin në këtë detyrë.
Duket se emri i Xhafës nuk është pritur mirë edhe brenda koalicionit qeverisës. Këshilltari i kreut të LSI Meta, Ralf Gjoni, ka bërë një status në facebook ku shkruan se “komunisti Fatmir Xhafa do të përkeqësojë krizën politike”.
“E fundit nga Shqipëria. Komunisti i vjetër si ministër i Brendshëm me gjasë do të përkeqësojë krizën politike”, shkruan Gjoni.
Fatmir Xhafa mbahet mend për debatin me kryeparlamentarin Meta 1 vit më parë në lidhje me reformën në drejtësi. Ai i’u drejtua Metës me fjalët se “qetësia dhe dashuria ka mbaruar”, referuar frazës së famshme të kreut të LSI.
/a.m.