Kryeministri Rama pas prezantimit të ministrave të rinj në mbledhjen e grupit të PS, ka deklaruar se do kishte edhe dorëheqje të tjera, por për shkak të specifikës së punës të posteve ministrore që drejtojnë koordinatorët e tjerë janë larguar vetëm katër.
“Do kishte dhe dorëheqje të tjera por për shkak të specifikave që kanë janë hequr vetëm këto” u shpreh ai.
Pjesën më të madhe të kohës në diskutimet e mbledhjes së grupit, Rama ia ka kushtuar përgatitjeve për zgjedhjet e qershorit 2017.
Kryetari i PS ka kërkuar nga koordinatorët dhe deputetët që të intensifikojnë punën për zgjedhjet dhe të takojnë njerëzit, mos lëviznin me makina.
“Kujdes me zgjedhjet. Shpërndahuni në bazë dhe intensifikoni punën duke takuar njerëzit.
Mos ju shohin njerëzit me makina dhe ‘Fuoristrada’, të gjithë në këmbë në terren“deklaroi ai./report tv/a.k