Sekuestrohet në Sazan një mjet lundrues me 1 ton e 207 kilogramë lëndë narkotike kanabis sativa.
Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë mjet lundrues, shërbimet e Policisë Kufitare kanë konstatuar gjatë ditës së djeshme një pjesë të lëndës narkotike, ndërsa pjesa tjetër u gjet e hedhur në det, në afërsi të gomones.
Per shkak të detit me dallgë të mëdha gomonia është mbajtur në ruajtie deri mesditën e sotme, ku me ndihmën e mjeteve lundruese të GdF, gomonia është rimorkiuar dhe është transportuar në Radhimë të Vlorës.
Policia Kufitare në bashkëpunim me GdF dhe DVP Vlorë, kanë grumbulluar lëndën narkotike të shpërndarë në det, ku pas peshimit rezultoi në total me gjithë lëndën e gjetur në gomone, 1 ton e 207 kg lëndë narkotike e dyshuar si kanabis sativa, të cilat ishin të mbështjella me qese të zeza plastike të ndara në 73 pako të mëdha e të vogla.
Policia ka bllokuar dhe sekuestruar mjetin lundrues tip Gomone, me dy motorra të markës “YAMAHA” me 350 KË.
Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve në lidhje me veprimtarinë kriminale kundër trafikimit të narkotikëve