Në një prononcim për televizonin lokal të Pogradecit, SOT7, ministrja e Integrimit Klajda Gjosha, foli rreth procesit te Vettingut,ngecja e të cilit mund të sjellë pasoja negative për të ardhmen europiane të vendit.
“Unë gjithmonë besoj se është maxhoranca ajo që duhet të thërrasë dialogun,është bërë një hap për këtë dhe unë dua ti shoh të gjitha palët e ulura bashkë që të diskutojnë dhe flasin për zgjidhje.Spese duke u ulur bashkë në një tryezë përcojmë edhe kulturën europiane që duhet të ketë politika shqiptare” tha Gjosha
Sa i përket protestës së opozitë Gjosha tha se është në të drejtën e të gjithëve për të kërkuar zgjedhje të lira dhe të ndershme.
“Ne të gjithë jemi për këtë këtu dhe maxhoranca duhet të tregojë hapa konkretë për këtë sidomos për reformën zgjedhore e cila duhet të jetë bipartizane,pra bashkë me opozitë dhe maxhoranën.Lsi është për dialog,komunikim dhe konstruktivitet për ti ofruar siguri qytetarëve pas situate e tanishme ofron shumë pasiguri”
“Nuk është sekret që ne duma që Meta të jetë kryeministër. Ai është njeri që i ka dhënë shumë dialog dhe konstruktivitet politikës shqiptare. Ne duhet të ndalim arrogancën dhe ti rikthehemi një politike që e duan njerzit dhe i shërben njerzve dhe popullit shqiptar. Unë jam e sigurt që me gjithë entuziazmin që mbizotëron kudo në shqipëri sidomos me atmosferën që gjeta me gratë dhe vajzat e Pogradecit besoj se ne do të arrijmë ta bëjmë Metën Kryeministër, ashtu sic do të mundësojmë që LSI të jetë forcë e parë” – tha Gjosha për Sot7.