Deniz Aytekin vazhdon të jetë temë kryesore e mediave sportive në Francë.
Edhe pse kanë kaluar pothuajse tre ditë nga ndeshja Barcelona – PSG, të cilën katalunasit e fituan 6:1, gjyqtari i takimit Deniz Aytekin vazhdon të jetë në mediat kryesore.
Gjyqtari gjerman po akuzohet nga Le Parisien, se i ka fyer lojtarët e PSG;së, të cilëve u ka thënë: ‘Fuck you’.
Kujtojmë se UEFA tashmë ka nisur masa disiplinore ndaj Aytekin, i cili nuk do të referojë më asnjë ndeshje këtë edicion në Ligën e Kampionëve, citohet ”Express”. (b.an)