Mesohet se ministri i brendshem Saimir Tahiri ka zhvilluar nje takim me kryeministrin Edi Rama,ne nje moment kur mediat kane filtruar lajmin se ai mund te jape doreheqjen se shpejti.
Burime te besueshme konfirmojne se ministri ka paraqitur doreheqjen, nderkohe qe nuk mesohet ende se cili do te jete pasuesi i tij. Lajmet per ikjen e Tahirit dolen ne nje moment kur tensionet mes pozites dhe opozites jane ne kulmin e tyre dhe kur aleati i PS, Levizja Socialiste per Integrim kerkon prej kohesh koken e ministrit Tahiri.
Që prej vitit 2013 kur erdhi në pushtet koalicioni i Aleancës për Shqipërinë Europiane, dorëheqja e Tahirit si ministër është lëvizja e tetë brenda kësaj qeveri, ku 4 kanë qenë tek ministrat e LSI dhe 4 nga PS.Lëvizja e Tahirit vjen pas shkarkimit me 30 Janar të Ylli Manjanit nga ministri Drejtësie.
Manjani mori drejtimin e Minitrisë së Drejtësisë pak më shumë se një vit më parë, në 9 nëntor të 2015 pas dorëheqjes së ministrit Nasip Naco.
Në 2 shator të 2016 dha dorëheqjen edhe Ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto për t’u emëruar në këtë post Sokol Dervishaj. Por ndryshimi i parë në qeverinë Rama erdhi rreth një vit pasi e majta kishte ardhur në pushtet.
Në gusht të 2014 Ministri për Marrëdhëniet me Parlamentin Ilirjan Celibashi dha dorëheqjen. Largimi i tij ishte personal dhe ai e lidhi për arsye profesionale. Në vend të tij Rama emëroi deputeten Ermonela Felaj.
Ndryshimi tjetër në qeveri do të vinte në ministrinë e Mirëqenies Sociale. Ministri Erion Veliaj lë këtë detyrë për të kandiduar për postin e kreut të bashkisë së Tiranës.
Ai u zëvëndësua nga deputeti Blendi Klosi, detyrë që e mban ende. Në shtator të 2015 u largua nga qeveria një ministër tjetër i LSI-së.
Nasip Naço në krye të ministrisë së Drejtësisë largohet, lëvizje e cila ndodhi në fillim të reformës në drejtësi. Në vend të tij LSI propozoi Ylli Manjanin, post të cilin la këtë të hënë.
Më 16 shkurt të 2016 nga qeveria u largua një tjetër ministër dhe ai ishte Shkëlqim Cani, që drejtonte financat. Kjo lëvizje u pasua me ndryshime portofolesh mes ministrave.
Në drejtim të Financave kryeministri Rama vendosi Arben Ahmetajn që mbante postin e ministrit të Ekonomisë, Turizmit e Tregtisë. Milva Konomi, e cila mbante postin e zëvendësministres së Shëndetësisë zëvëndësoi Ahmetajn në detyrën e Ministrit të Ekonomisë.