Eksperti i sigurisë rrugore Artur Sulçe, mendon se semaforët në kryeqytet kanë nevojë për rikualifikim.
Ky proces vjen si nevojë për shkak se sinjalistika nuk koordinohet, pra e drejta e kalimit është në të njëjtën kohë për këmbësorët, por edhe për automjetet.
Sulçe: Ndërkohë që i jepet përparësia dhe këmbësorit për të lëvizur, ndërkohë ka përparësi edhe mjeti, i cili duhet të kthehet majtas. Kultura jonë në drejtim të atij nivelit që ne të lejojmë këmbësorin të kalojë dhe vazhdojmë lëvizjen. Në mënyrë artificiale kemi rritur rrezikun e aksidenteve rrugore. Është domosdoshmëri rikualifikimi i kryqëzimeve dhe semaforëve.
Mungesa e koordinimit të semaforëve shndërrohet në burim aksidenti.
Sulçe: Për sa kohë dy trajektore ndërpriten, normal që do të përplasen se atë do të sjellë. Ka drejtues automjetesh që nuk kanë kulturën e nevojshme, sepse duhet të kalojë këmbësori kur ai është në vijat e bardha dhe është hapur edhe atij jeshile për t’u ecur majtas. Kalimtari ka përparësi absolute për të kaluar rrugën.
Vëzhgimi i bërë në Tiranë tregoi të njëjtën anomali në sinjalistikën në akset kyçe për të drejtën e kalimit të jepet në të njëjtën kohë si për këmbësorët po ashtu edhe për automjetet që drejtohet në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”./oranews/a./k