Ai shpjegon se vetëm maxhoranca ka në dorë të zgjidhë çështjen dhe të rikthejë besimin e opozitës.
Një nga zërat e fuqishëm të Partisë Demokratike, ka analizuar nga studio e “News24” situatën politike në vend dhe protestën e opozitës.
“Rrezikohen zgjedhjet dhe rrezikon një skenar i njohur në Ballkan, si ai i Maqedonisë. Zgjedhjet pa prezencën e opozitës nuk kanë kuptim jo se nuk mund të bëhen nga ana formale. Humbasin vlerën zgjedhjet si institucion demokrat për të ardhmen e pushtetit. Ligji e parashikon që mospjesëmarrja e opozitës mund të kapërcehet nga ana ligjore. Nëse do të zbatohet skenari maqedonas atëherë duhet të përgatitemi për një kohë të gjatë. Unë besoj se kjo protestë tregon me gjithë atë çka po ngërthen se mosbesimi mes dy palëve ka arritur në një pikë ku bashkëbisedimi zgjidhja e krizës është bërë e vështirë, në mos e pamundur”, deklaroi Mustafaj. /b.d