Pretenca për ish-deputetin Mark Froku, i akuzuar për vrasjen e Aleksandër Kurtit në Belgjikë, është shtyrë për në 16 mars. Arsyeja e shtyrjes është bërë mungesa e e prokurores Anisa Qilimi. Në seancën e sotme gjyqësore në Gjykatën e Tiranës, prokurori tjetër Adriatik Cama deklaroi se nuk mund të japë konkluzionet pa konfirmimin e koleges.
Për të njëjtën akuzë, Prokuroria kërkoi me 21 shkurt sot dënimin me 16 vjet burg të Kristian Morina (Marinaj). Ai akuzohet si bashkëpunëtor i Mark Frrokut, në vrasjen e Aleksandër Kurtit në 1999 në Belgjikë. Marinaj është shpallur në kërkim ndërkombëtar.
ma.me