Greqia dhe Italia janë tradicionalisht dy shtetet, nga të cilët emigrantët dërgojnë më shumë para drejt Shqipërisë, por a e dini sa para dërgojnë dhe cilat janë vendet e tjera që sjellin para drejt vendit tonë. Instituti ndërkombëtar kërkimor Pew Research ka publikuar hartën e fluksit të remitancave për të gjithë botën, përfshirë edhe Shqipërinë për vitin 2015.
Greqia mban rekordin.
Nga fqinji helen vijnë rreth 480 milionë dollarë në vit, sipas të dhënave të hartës, raporton Monitor.
Ndonëse vitet e fundit Greqia ka qenë në krizë të fortë ekonomike, duke rrezikuar edhe daljen nga euro në korrik të 2015-n, sërish lidhjet vazhdojnë të jenë të forta.
Italia është shteti i dytë që dërgon më shumë para në Shqipëri, që llogariten në rreth 390 milionë euro në vit. Në të dy vendet fqinjë llogaritet të jetojnë e punojnë gati 1 milion shqiptarë.
Vendi i tretë në listë është nga kontinenti i largët i Amerikës. Dëshira e shumë shqiptarëve për të emigruar në vendin e ëndrrave ka sjellë mbrapsht në Shqipëri 81 milionë euro në vitin 2015, sipas të dhënave nga Pew Research.
Kthehemi sërish në Europë, ku Gjermania është në vend të katërt me rreth 39 milionë euro.
Nga dy shtetet shqipfolëse, Maqedoni dhe Mali i Zi, sipas Pew Research, marrim përkatësisht 19 dhe 15 milionë euro. Më pas renditen Britania e Madhe dhe Kanadaja me 15 dhe 12 mln euro përkatësisht.
Ka dhe disa shtete të largëta, nga të cilat rezulton që marrim dërgesa të vogla, më pak se 1 milionë euro, si psh Argjentina, Aruba, Republika Domenikane, Ekuadori, Kenia, Libia, Meksika etj.
Pas viteve ’90, fenomeni i emigracionit u bë i zakonshëm, ku mijëra shqiptarë u larguan në kërkim të një jete më të mirë dhe më pas filluan të dërgonin para drejt të afërmve në Shqipëri. Ndonëse pritej që ky fenomen të ishte ciklik (pas 20 vitesh lidhjet me shtetin mëmë fillojnë e dobësohen), rigjallërimi i emigracionit vitet e fundit (në 2015 kërkesat për azil të shqiptarëve në Be arritën në 66 mijë), ka bërë që remitancat të vijojnë të jenë të larta. Sipas të dhënave të OKB-së, që i referohet vitit 2015, rreth 1.12 milionë shqiptarë kanë braktisur vendin, apo rreth 39% e popullsisë, një ndër përqindjet më të larta në botë.
Remitancat sipas shteteve, 2015 | |
Greqia | $480,000,000 |
Italia | $393,000,000 |
Shtetet e Bashkuara | $81,000,000 |
Gjermania | $39,000,000 |
Maqedonia | $19,000,000 |
Mali i Zi | $15,000,000 |
Mbretëria e Bashkuar | $15,000,000 |
Kanada | $12,000,000 |
France | $6,000,000 |
Belgjikë | $5,000,000 |
Turqi | $4,000,000 |
Australia | $3,000,000 |
Austria | $3,000,000 |
Spanja | $2,000,000 |
Suedia | $2,000,000 |
Zvicra | $2,000,000 |
Më pak se 1 mln USD | |
Argentina | <$1,000,000 |
Aruba | <$1,000,000 |
Bermuda | <$1,000,000 |
Bosnia-Herzegovina | <$1,000,000 |
Bulgaria | <$1,000,000 |
Chile | <$1,000,000 |
Colombia | <$1,000,000 |
Costa Rica | <$1,000,000 |
Cuba | <$1,000,000 |
Cyprus | <$1,000,000 |
Czech Republic | <$1,000,000 |
Denmark | <$1,000,000 |
Dominican Republic | <$1,000,000 |
Ecuador | <$1,000,000 |
Egypt | <$1,000,000 |
Estonia | <$1,000,000 |
Finland | <$1,000,000 |
Hungary | <$1,000,000 |
Iceland | <$1,000,000 |
Ireland | <$1,000,000 |
Jordan | <$1,000,000 |
Kenya | <$1,000,000 |
Libya | <$1,000,000 |
Lithuania | <$1,000,000 |
Luxembourg | <$1,000,000 |
Malta | <$1,000,000 |
Mexico | <$1,000,000 |
Netherlands | <$1,000,000 |
Nicaragua | <$1,000,000 |
Norway | <$1,000,000 |
Panama | <$1,000,000 |
Peru | <$1,000,000 |
Philippines | <$1,000,000 |
Poland | <$1,000,000 |
Portugal | <$1,000,000 |
Romania | <$1,000,000 |
Russia | <$1,000,000 |
San Marino | <$1,000,000 |
Serbia | <$1,000,000 |
Slovakia | <$1,000,000 |
Slovenia | <$1,000,000 |
South Africa | <$1,000,000 |
Ukraine | <$1,000,000 |
Venezuela | <$1,000,000 |
Vietnam | <$1,000,000 |