Trajneri italian, Claudio Ranieri, nuk ka frikë se do të mbetet pa punë, pasi ofertat për të nuk kanë të ndalur.
Për shkak të rezultateve të dobëta, ai u shkarkua nga Leicesteri, me të cilën në edicionin e kaluar e fitoi titullin kampionit në Premierligë, shkruan zeri.info.
Për shërbimet e tij u interesua Fiorentina, e më pas edhe disa skuadra kineze, por të gjitha ato oferta i refuzoi. Së fundi atij i është ofruar edhe një mundësi nga Bundesliga.
Janë zyrtarët e Wolfsburgut ata që dëshirojnë t’ia besojnë bankinën e skuadrës. Mirëpo, Ranieri e ka refuzuar edhe këtë ofertë. Ai ka vendosur të pushojë së paku deri në verë, prandaj me siguri nuk do ta shohim së shpejti te ndonjë skuadër.
Gjatë karrierës së tij, ai ka udhëhequr shumë skuadra të mëdha, si: Monaco, Inter, Roma, Juventus, Chelsea, Atletico Madrid…, citohet ”Zëri”. (b.an)