Traktati i Athinës i vitit 2015 për energjinë nuk po gjen ende zbatim në linjën e interkonjeksionit 400 kilovolt Shqipëri-Kosovë.
Për zgjidhjen e këtij ngërçi tash është dorëzuar edhe Sekretariati i Komunitetit të Energjisë me qendër në Vjenë, shkruan Koha Ditore.
Ky sekretariat, në tetor të vitit të shkuar në Sarajevë , mori vendim për hapjen e një çështjeje kundër Republikës së Serbisë për mospërmbushjen e kërkesave të Traktatit të Komunitetit të Energjisë duke lënë 31 dhjetorin 2016 si afat për të zgjidhur situatën e krijuar pas ngërçit të krijuar nga Serbia.
Por, afati i përcaktuar për Serbinë u shkel dhe Serbia nuk pritet të ketë pasoja nga kjo shkelje. Ndërsa Shqipëria dhe Kosova paguajnë rreth 70 milionë euro kredi dhe pësojnë nga 500 mijë euro humbje vjetore secila, për linjën që nuk ka funksionuar asnjë ditë. (b.an)