Një fakt tjetër është se sirtarët e dollapëve janë gjetur të hapur, çka ngre dyshime se grabitësit kanë kryer kontrolle të shumta në banesë.Nuk dihet nëse çanta ka para apo sende me vlerë. Dyshime të mëdha ngrihen edhe për mënyrën se si ata kanë hyrë në banesë, pasi me vete nuk kanë pasur sende të forta siç mund të ndodhë për të shqyer bravën e derës, por një palë çelësa, duke hyrë kështu me lehtësi brenda objektit.Për këtë arsye, në pyetje janë marrë të afërm të biznesmenit. Ky nuk është rasti i parë që biznesmeni përballet me probleme të tilla. Pak muaj më parë, atij i është djegur edhe automjeti. /oranews/ma.me