Komisioni Apelit ka lënë në fuqi vendimin për dënimin me 4 ndeshje pa tifozë të klubit të Partizanit. Të kuqtë u dënuan pas incidentit në ndeshjen kundër Kukësit, ku mbështetësit e Partizanit u revoltuan pas hedhjes së disa gurëve në sektorin e stadiumit ku ata po qëndronin. Kjo solli që FSHF të merrte vendimin për dënim me 4 ndeshje pa tifozë.
Ndërkohë që më parë, Partizani kishte shlyer dënimin me një takim pa tifozë (Flamurtarin) për hedhje të sendeve në fushë në ndeshjen derbi kundër Tiranës. Vetëm pak orë para se Komisioni Apelit të linte në fuqi vendimin, tifogrupi më i madh i Partizanit, “Ultras Guerrils” protestuan pranë FSHF-së për shkak të këtyre ngjarjeve, si dhe alencat mes klubeve, trukimet të cilat sipas tyre nuk hetohen e nuk dënohen. BW
ma.me